Ndërlidhjet

Kthimi në normalitet kërkon kohë


Në urën e Lumit Ibër...
Në urën e Lumit Ibër...
Vendosja e normalitetit në veri të Kosovës konsiderohet si prioritet i institucioneve krahasuar me çfarëdo lloj procesi tjetër diskutimi për ndonjë lloj statusi të veçantë për veriun.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, inkurajojnë qeverinë që pas planit për funksionalizimin e pikave doganore në veri të ketë veprime të koordinuara me KFOR-in dhe EULEX-in për zhbllokimin e rrugëve dhe jo ngrirje të gjendjes aktuale atje.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi thotë se vendosja e normalitetit në veri kërkon kohë, marrë parasysh strukturimin e gjatë të pushteteve paralele në këtë pjesë të Kosovës.

Qytetarët dhe ne duhet ta dimë se për 10 – 12 vjet në atë pjesë të Kosovës janë toleruar strukturat e pushtetit serb dhe janë toleruar strukturat kriminale që e kanë vendosur një pushtet dhe për t’i eliminuar apo shpërbërë ato struktura kriminale duhet një kohë, sepse ata njerëz që e kanë pasur atë pushtet nuk e kanë lehtë ta humbin”, thotë Krasniqi.

Përderisa në media të ndryshme dhe opinion flitet për mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve politike për veriun, Krasniqi thotë se qeveria dhe faktori ndërkombëtar kanë një plan të përbashkët për doganat dhe pret që njësoj të veprojnë për ndryshimin e gjendjes në terren.

Ne kemi një plan operacional të qeverisë dhe me vjen mirë që ky plan është i harmonizuar edhe me faktorin ndërkombëtar. Presim që ditët e ardhshme këto veprime do të vazhdojnë të jenë të koordinuara dhe në shërbim të vendosjes së rendit dhe ligjit në atë pjesë të Kosovës”, thekson Krasniqi.

Situata në veri të Kosovës është trajtuar edhe në Komisionin për siguri dhe punë të brendshme të Parlamentit të Kosovës.

Kryetari i këtij Komisioni, Ahmet Isufi, thotë se qeveria e ka përkrahjen e parlamentit, por inkurajon ekzekutivin që të angazhohet për ndryshimin e gjendjes faktike në terren dhe kthimin e normalitetit dhe lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit në atë pjesë.

Të hiqen barrikadat dhe pengesat që u bëhen qytetarë atje dhe të zhvillohet jeta e lirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës...
Të hiqen barrikadat dhe pengesat që u bëhen qytetarë atje dhe të zhvillohet jeta e lirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe po ashtu të instalohen të gjitha instrumentet institucionale në veriun e Kosovës”, thotë Isufi.

Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se ndarja e veriut dhe jugut për qytetin e Mitrovicës duhet të shmanget duke krijuar një realitet tjetër në atë pjesë, që do të pamundësonte ndikimin e veprimit të strukturave paralele dhe atyre të Serbisë.

Ka nevojë që institucionet e Kosovës të jenë të pranishme edhe më shumë në veri dhe jo të bëhet një lloj vije vizuale në mes jugut dhe veriut të Mitrovicës.
"Ka nevojë që institucionet e Kosovës të jenë të pranishme edhe më shumë në veri dhe jo të bëhet një lloj vije vizuale në mes jugut dhe veriut të Mitrovicës. Kjo vijë të largohet së pari nga kokat tona e më pastaj edhe realisht në terren”, thotë Selimi.

Sidoqoftë, që nga veprimet e para të qeverisë më 25 korrik dhe sidomos pas zbatimit të planit të përbashkët me ndërkombëtarët më 16 shtator për pikat doganore në veri, shumë analistë e vlerësuan këtë si një vendosmëri të faktorit ndërkombëtar për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Por, gjendja faktike në terren megjithatë kishte hapur në vazhdimësi dyshimet e dilemat nëse veriu do të trajtohej apo jo në të ardhmen si një çështje e veçantë në aspektet e rregullimit të brendshëm territorial e autonom.
XS
SM
MD
LG