Ndërlidhjet

OKB diskuton sëmundjet jo të transmetueshme


Kombet e Bashkuara kanë nisur konferencën dyditore, e cila ka për qëllim krijimin e një plani global të veprimit për parandalimin dhe kontrollimin e sëmundjeve jo të transmetueshme, të tilla si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Ky është takimi i parë i Kombeve të Bashkuara që ka të bëjë me sëmundjet jo të transmetueshme dhe me kërcënimin që ato paraqesin për shëndetin, si dhe për rritjen globale ekonomike.

Sëmundjet jo-infektive thuhet se marrin rreth 36 milionë jetë në çdo vit.
XS
SM
MD
LG