Ndërlidhjet

Kërcënimi me bombë i anulon fjalimin Gylit


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, i cili ndodhet për vizitë katërditore në Gjermani, ka anuluar fjalimin në njërin nga universitetet e Berlinit, pas kërcënimit me bombë.

Policia ka evakuuar sallën në Universitetin Humboldt dhe ka rrethuar bulevardin kryesor jashtë ndërtesës, ku ishin mbledhur qindra kurdë për të kërkuar lirimin e Abdullah Oçalanit - liderit të Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Kjo e fundit konsiderohet si grup terrorist nga Ankaraja dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë ditës, Gyl ka takuar homologun gjerman, Kristian Vulf.

Turqia është kandidate për Bashkimin Evropian, por anëtarësimi i saj është kundërshtuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Gyl dhe Merkel pritet të zhvillojnë bisedime të martën.
XS
SM
MD
LG