Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon Xhalilin


Kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë, Mustafa Abdul Xhalil, pritet të takohet në Nju Jork me presidentin amerikan, Barak Obama.

Takimi thuhet se do të zhvillohet gjatë sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ndërsa vjen në kohën kur regjimi i përkohshëm libian po vazhdon luftimet kundër luftëtarëve besnikë të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi.

Ai vjen poashtu në kohën kur Këshilli Kombëtar-i vendosur në lindje të Libisë, ka dështuar të krijojë një kabinet të përkohshëm qeveritar, me të cilin do ta unifikonte vendin pas rrëzimit të pushtetit më se 40 vjeçar të Gadafit.

Mbështetësit ndërkombëtarë të qeverisë së përkohshme në Libi pritet të diskutojnë, gjatë ditës, rindërtimin, tranzicionin drejt qeverisjes demokratike dhe çështjet e sigurisë.

Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki Mun, të hënën paralajmëroi emërimin e britanikut, Ian Martin, në postin e kreut të misionit mbështetës të OKB-së në Libi.
XS
SM
MD
LG