Ndërlidhjet

Kuarteti ndërkombëtar diplomatik bisedon për palestinezët


Diplomatët janë takuar në Nju York si përpjekje për të shmangur konfrontimet ndërkombëtare mbi kërkesën e palestinezëve për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se diplomatët amerikanë janë “jashtëzakonisht të angazhuar” në diplomacinë me Izraelin, palestinezët dhe përfaqësuesit e qeverive që kanë arritur në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Zyrtarët njoftuan që Klinton të jetë takuar të hënën me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov, për të diskutuar mbi deklaratën të cilën kuarteti për bisedimet e paqës në Lindjen e Mesme-Bashkimi Evropia, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, do të mund ta lëshonte pas takimeve.

Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, raportohet se do të jetë i gatshëm që të premtën t’ia dorëzojë Asamblesë së Përgjithshme kërkesën formale për anëtarësim të plotë në OKB.
XS
SM
MD
LG