Ndërlidhjet

Protestuesit sulmojnë një bazë ushtarake në Sana


Protestuesit e mbështetur nga ushtarët, të cilët kanë kaluar në anën e opozitës, sulmuan bazën e elitës së Gardianëve Republikanë në Sana-kryeqytetin e Jemenit.

Sipas raporteve të mediave, mijëra protestuesë dhe opozitarë ushtarakë sulmuan bazën pa shkrepur asnjë plumb. Gardianët Republikanë thuhet se lëshuan ndërtesën duke i lënë prapa armët e tyre.

Sulmi i bazës shënon eskalimin e mospajtimeve ndërmjet mbështetësve të presidentit, Ali Abdullah Saleh, dhe protestuesve që kërkojnë përfundimin e regjimit të tij 33 vjeçar.

Sulmi i bazës erdhi pas vrasjes të më shumë se 50 protestuesve nga snajperistët e forcave pro-qeveritare.

Aktualisht, Saleh gjendet në Arabinë Saudite ku po merr një trajtim shëndetësor pas sulmit ndaj tij në muajin qershor.

Në ndërkohë, një ndërmjetësues i Kombeve të Bashkuara dhe sekretari gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim në Gjirin e vendeve të rajonit të Jemenit, po qëndrojnë në Sana me synimin për t’i dhënë fund krizës.
XS
SM
MD
LG