Ndërlidhjet

Dy sulme me bomba, dhjetëra të vdekur


Një bombë e vendosur në një motoçikletë raportohet se ka shpërthyer në veri-perëndim të Pakistant duke vrarë të paktën pesë njerëz, ndërsa duke plagosur më shumë se 20 të tjerë.

Zyrtarët thanë se bomba shpërtheu në një market ku, shumë dyqane, shesin gjëra nga filmi dhe muzika.

Në të kaluarën, militantët kishin shënjestëruar dyqane të tilla për shkak se, siç thuhet, veprimtarisë anti-islamike të tyre.

Të hënën, tetë njerëz raportohet të jenë vrarë kur një vetëvrasës me bombë shënjestëroi me veturën e tij shtëpinë e një zyrtari të lartë pakistanez në qytetin Karaqi.

Në mesin e të vrarëve thuhet se ishin dhe gjashtë pjesëtarë të policisë.
XS
SM
MD
LG