Ndërlidhjet

Serbia ka kthyer prapa kamionët më mallra komerciale nga Kosova. Tre kamionë të hënën kanë hyrë në territorin e Republikës se Serbisë, nga vendkalimi i kufitar “Dheu i Bardhë”, që gjendet në rajonin e Gjilanit.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se këto dërgesa janë kthyer me arsyetimin se nuk kanë pasur dokumente të lëshuara nga strukturat paralele në Kosovë.

Ata janë lejuar mbrëmë, ndërsa sot kur kanë ardhur me vendimin për kthim. Është thënë se nuk kanë pasur dokumentet e strukturave paralele, që është një shkelje edhe e marrëveshjes së 2 shtatorit, por edhe marrëveshje të tjera të arritura në dialogun Prishtinë- Beograd në Bruksel”, tha Kusari -Lila.

Edhe Dogana e Kosovës, për mes një komunikate për media njofton se zyrtarët doganorë dhe tatimorë të Serbisë, nuk janë duke lejuar eksportin e produkteve Kosovare ne Serbi.

Në komunikatë sqarohet se “dokumentacioni i palës eksportuese kosovare ishte i përgatitur konform dokumentacionit standard që përdoret me rastin e eksportit, në harmoni me rregullat e parapara me marrëveshjen CEFTA, në të cilën bazohet edhe marrëveshja për njohjen e vulave doganore në Bruksel, si dhe i konfirmuar nga ana e zyrtarëve të Doganës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Një ndër kompanitë kosovare që kishte eksportuar të hënën mbrëma produkte në Serbi është edhe Fabrika e Çimentos, “Sharrcem” që gjendet në Han te Elezit.

Por, menaxheri i shitjes në këtë kompani, Naxhid Raka, tha se eksporti ishte bërë me dokumente përcjellëse që mbajnë emblemën e UNMIK-ut.

Ne kemi eksportuar me dokumente të vjetra, asgjë të re nuk ka. Nuk ka lëvizje në bazë të marrëveshjes se re.
Ne kemi eksportuar me dokumente të vjetra, asgjë të re nuk ka. Nuk ka lëvizje në bazë të marrëveshjes se re. Ne kemi eksportuar dje dhe ky eksport ka shkuar përmes një kompanie, e cila është e regjistruar në UNMIK. Pra eksporti është bërë me procedurë të vjetër, me procedura të reja nuk kemi filluar”, tha Raka.

Por, zëvendëskryeministrja Kusari- Lila, tha se nuk ekzistojnë dokumente të UNMIK-ut, ekzistojnë vetëm dokumente të Doganave të Kosovës, për të gjitha mallrat në përgjithësi.

"Ekzistojnë dokumente të Doganave të Kosovës për të gjitha mallrat në përgjithësi ndërsa ekzistojnë dokumentacionet edhe të agjencive verifikuesi për origjinën, respektivisht kualitetin e mallit", ka thënë zonja Kusari-Lila.

Megjithatë ajo thotë se pas situatës së krijuar nga mos zbatimi i marrëveshjes nga Beogradi zyrtarë, për njohjen e vulave doganore dhe dokumenteve përcjellëse që mbajnë element të shtetësisë se Kosovës, autoritete e vendit do shikojnë mundësinë për ndalimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë.

Natyrisht se ne sot kemi përgatitur një letër informuese lidhur me situatën e krijuar dhe do t’i koordinojmë hapat me akterët e tjerë për të parë se cilat janë shanset që të kthehet në zbatim marrëveshja. Natyrisht nëse nuk ka zbatim të marrëveshjes nga pala serbe njëanshëm, kjo marrëveshje nuk mund të zbatohet nga pala kosovare”, tha Kusari-Lila.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se produktet serbe vazhdojnë të hyjnë në tregun kosovar.

Shkelzen Osmani, shef i degës doganore në Mërdare, thotë se numri i dërgesave që vijnë nga Serbia në Kosovë edhe të martën është shumë i madh

Shumë mallra po hyjnë. Tash ka arritur numri 264 maune prej që kur janë hequr masat.
Shumë mallra po hyjnë. Tash ka arritur numri 264 maune prej që kur janë hequr masat. Po hynë kryesisht materiale ndërtimore, madje ka edhe grurë, sojë, misër, ujë të pijes, prodhime plastike. Gjedhe të gjalla, ngjyra, katalizatorë e të tjera”, bëri të ditur Osmani.

Që nga viti 2008 Serbia nuk ka lejuar që mallrat dhe prodhimet e Kosovës të hyjnë në territorin e saj në shenjë kundërshtimi të pavarësisë së Kosovës dhe ndërrimit te vulave doganore nga ato të UNMIK-ut në vula të Doganave të Kosovës.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG