Ndërlidhjet

Përforcohet barrikada në urën kryesore në Mitrovicë


Barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, është përforcuar gjatë natës së mbrëmshme, pasi që grupet që po vendosin barrikadat kanë zbrazur edhe katër kamionë me zhavorr në këtë urë.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Besim Hoti, i cili e vlerësoi situatën e gjithëmbarshme të sigurisë të qetë, por nën tensione të vazhdueshme.

Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë, se forcimi i barrikadës në urën që ndan qytetin në dy pjesë, ka ardhur si reagim pas afisheve që KFOR-i ka hedhur dje nga ajri në pjesën veriore, në të cilat ka bërë të ditur se barrikadat janë të paligjshme dhe se ky mision ka për obligim të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.
XS
SM
MD
LG