Ndërlidhjet

Rusia fajtore në rastin kundër Yukos


Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut vendosi që qeveria e Rusisë ka bërë disa shkelje gjatë procedurave ligjore ndaj kompanisë së naftës “Yukos”.

Megjithatë, gjykata e shkarkoi qeverinë ruse nga akuza se ka synuar ta shkatërrojë qëllimisht kompaninë në fjalë.

Gjykata nuk mori ndonjë vendim për kompensim, të cilën e kishte kërkuar menaxhmenti i mëparshëm i kompanisë.

Trupi gjykues vlerësoi se Rusia nuk është sjellë në mënyrë të duhur gjatë procedurave lidhur me çështjet e taksave ndaj kompanisë, të cilës thuhet se nuk i ka dhënë kohë të mjaftueshme për ta përgatitur mbrojtjen e saj.

Mirëpo, pavarësisht gjetjeve, gjykata tha se nuk ka “ndonjë indikacion” që bën me dije se “Rusia ka shpërdorur procedurat në fjalë për të shkatërruar Yukos dhe për të marrë kontrollin mbi asetet e saja”.
XS
SM
MD
LG