Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Jemen


Të paktën gjashtë njerëz raportohet të jenë vrarë gjatë përleshjeve në rrugët e kryeqytetit jemen, Sana.

Përleshjet thuhet se kanë përfshirë forcat e sigurisë besnike ndaj presidentit, Ali Abdullah Saleh, dhe protestuesit që duan t’i japin fund regjimit 33 vjeçar të tij.

Disa raketa thuhet se janë hedhur në drejtim të një kampi të protestuesve në qendër të qytetit.

Më shumë se 60 njerëz raportohet të jenë vrarë që nga e diela, kur dhjetëra-mijëra demonstrues marshuan në Sana dhe në qytete të tjera me kërkesën për largimin e Salehit nga pushteti.

Ky i fundit, edhe pse po qëndron për trajtim mjekësor në Arabinë Saudite pas një sulmi ndaj tij në muajin qershor, ka refuzuar të japë dorëheqje nga posti i presidentit.
XS
SM
MD
LG