Ndërlidhjet

logo-print

Sulmohet me bombë objekti qeveritar në Irak


Sulmuesit me bomba goditën gjatë ditës zyrat qeveritare në perëndim të Irakut- në krahinën Anbar të banuar kryesisht me sunii.

Bëhet e ditur se të paktën dy njerëz janë vrarë, ndërsa 15 të tjerë thuhet se janë plagosur gjatë sulmit.

Zëdhënësi i guvernatorit të Anbarit, Mohamed Fati, tha se sulmuesit hodhën vetën në ajër në ndërtesën e qeverisë në kohën kur një bombë veture shpërtheu në anën tjetër të rrugës.

Dhuna në Irak thuhet se ka rënë dukshëm brenda viteve 2006-2007, mirëpo sulmet me bomba vlerësohet të jenë incidente ditore për shkak të luftimit të militantëve nga ushtria dhe policia e vendit.
XS
SM
MD
LG