Ndërlidhjet

Analistët: Qëllim politik e jo ushtarak

  • RFE /RL

Kur Marina e Iranit shpalli se forcat e saj e kanë zbuluar një përpjekje për rrëmbim nga tetë anije të piratëve të Somalisë në bregun e Jemenit, më herët këtë muaj, kjo ishte kuptuar si një shembull se si komandosët e marinës do t’i mbronin me sukses anijet iraniane transportuese të largëta.

Kjo deklaratë, e bërë më 10 shtator, u bë vetëm disa ditë pasi qeveria në Teheran, zbuloi se po dërgonte anije të marinës dhe nëndetëse në Detin e Kuq, që ishte një mision tjetër detar, gjatë verës, që nga mediat zyrtare iraniane ishte përgëzuar si “operacioni i parë i tillë nga marina e vendit në ujërat e largëta”.

Por, analistët kanë shprehur skepticizëm, duke thënë se gjendja aktuale e Marinës së Iranit është e tillë që thjeshtë nuk ka kapacitet, në përputhje me ambiciet e shpallura.

Shumica e anijeve oqeanike iraniane janë më të vjetra se 40 vjet dhe Teherani përpiqet t’i mbajë ato operacionale.

Gjatë pak viteve të kaluara, të vetmet anije që qeveria ka arritur t’i shtojë ishte një anije për shkatërrim e prodhimit vendës dhe tri nëndetëse ruse.

Por, vëzhguesit thonë se synimi i vërtetë i strategjisë së re të Teheranit është më tepër politik se sa ushtarak.

Ata thonë se Irani po përpiqet të kapitalizojë në atë që Teherani e percepton si ulje e ndikimit të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Por, Majkëll Konell, nga Qendra për Analiza Detare në Uashington, thotë se është më lehtë të deklarohet se sa të veprohet.

Arsye e tërë se përse Shtetet e Bashkuara janë atje, është se vendet arabe në Gji ndjejnë se pa praninë e Shteteve të Bashkuara atje, do të ndryshonte balanca rajonale e forcës kundër tyre dhe në favor të Iranit.
Iranianët do të dëshironin që vendet Arabe t’i afrohen Iranit dhe të marrin pjesë në njëlloj të marrëveshjes së sigurisë, por sidoqoftë, atje nuk ekziston një gatishmëri nga ana e një pjese të vendeve arabe, e veçanërisht e atyre në Gji. Arsye e tërë se përse Shtetet e Bashkuara janë atje, është se vendet arabe në Gji ndjejnë se pa praninë e Shteteve të Bashkuara atje, do të ndryshonte balanca rajonale e forcës kundër tyre dhe në favor të Iranit. Pra, tash për tash, Shtetet e Bashkuara po veprojnë si garantuese e sigurisë”, thotë eksperti Majkëll Konell.

Në fakt, Majkëll Konell dhe analistët e tjerë, thonë se shqetësimet e përbashkëta aktuale për ambiciet bërthamore të Iranit, i kanë afruar Shtetet e Bashkuara dhe Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, një organizatë rajonale, që i bashkon vendet arabe në rajon.

Vazhdimi i progresit në programin bërthamor të Iranit dhe paqartësia e shkaktuar nga Pranvera Arabe, me gjasë, do t’i intensifikojë thirrjet për prani më të madhe të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik.

Majkëll Ejzenshtajn, nga Instituti për Politikë të Lindjes së Largët në Uashington, konsideron se derisa në vendet e rajonit të mos ketë ndryshime madhore, do të thellohet përfshirja e Shteteve të Bashkuara.

Përderisa atje të mos ketë ndryshim madhor politik, në ndonjërën nga këto vende, synimi i përgjithshëm do të jenë lidhjet e mëtejshme në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe thellimi i përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në sigurinë e rajonit”, tha Majkëll Ejzeshtajn. (f. b.)
XS
SM
MD
LG