Ndërlidhjet

Pilaj e shqetësuar për të drejtat e njeriut në Bjellorusi


Zyrtarja më e lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje Bjellorusisë të lirojë të gjithë të burgosurit politikë dhe të lejojë vizitën e një misioni për të drejtat e njeriut të OKB-së në vend.

Shefja e Zyrës së Komisionerit të lartë për të drejtat e njeriut e bëri këtë kërkesë në një raportim mbi situatën në Bjellorusi.

Raporti u kërkua nga Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara, i cili në qershor dënoi shtypjen e dhunshme të protestave opozitare nga qeveria bjelloruse.

Pilaj i tha këshillit se “gjendja e të drejtave të njeriut është përkeqësuar dukshëm pas zgjedhjeve presidenciale të 19 dhjetorit 2010”.

Ajo theksoi se “shqetësimet e veçanta ndërlidhen me të drejtat dhe liritë për bashkimin në asociacione, asamble, me lirinë e fjalës dhe me lirinë për një gjykim të drejtë”.

Ajo përmendi “akuzat serioze për torturë dhe keqtrajtimin e të burgosurve” dhe "mosndëshkimin e autorëve" të shkeljes së të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG