Ndërlidhjet


I quajnë grupe kriminale e ekstremiste dhe pranojnë se kanë armë. Por, autoritetet e sigurisë nuk kanë arrestuar ende ata, që po vendosin barrikada në rrugët, edhe pse vetë bllokimi i rrugëve quhet i paligjshëm si nga KFOR-i, ashtu dhe nga EULEX-i.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, konfirmon praninë e ‘rojeve të armatosura’ nëpër barrikada.

Ne kemi njohuri se ka grupe te armatosura, persona të armatosur, nuk është risi një gjë e tillë për ne, këtë informacion e posedon edhe KFOR-i, prandaj çdo veprim që do ndërmerret duhet të planifikohet mirë, duke marrë parasysh se personat e grupeve të ndryshme ekstremiste, kriminele posedojnë armë me vete”, i tha Radios Evropa e Lirë, Besim Hoti.

Javë më parë, EULEX-i ndërmori një aksion për arrestimin e disa personave të dyshuar se qëndrojnë pas vrasjes së policit Enver Zymberaj dhe djegies së pikës kufitare në Jarinë. Pati vetëm konfiskim armësh dhe provash tjera materiale, por jo arrestime.

Ndryshe, vetë qytetarët serbë, që qëndrojnë në barrikada kanë pranuar ditë më parë se nuk janë vetëm banorët lokalë ata që po detyrohen të qëndrojnë në rrugë.

Natën janë të obliguar të qëndrojnë mbrojtja civile dhe policia”, pat thënë Dejan Paviçeviq, duke mos sqaruar se për cilën polici bëhet fjalë.

Por, raporte të ndryshme vendore e ndërkombëtare flasin për prani aktive të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Ndryshe, në vend se t’i heqin serbët vetëm sa po përforcojnë barrikadat në veri, të cilat i kanë vendosur për të kundërshtuar praninë e policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitarë 1 dhe 31, që gjenden në veri të vendit. Hoti thotë se një natë më parë në urën kryesore serbët kanë hedhur kamionë të tjerë më zhavorr.

Gjatë orës së mbrëmjes diku rreth orës 20 barrikada në urën kryesore të lumit Ibër, është përforcuar me katër kamionë me zhavorr.
Gjatë orës së mbrëmjes diku rreth orës 20 barrikada në urën kryesore të lumit Ibër, është përforcuar me katër kamionë me zhavorr”, tha Hoti.

Forcimi i barrikadës në urën që ndan qytetin në dy pjesë, ka ardhur si reagim pas afisheve që KFOR-i ka hedhur dje nga ajri në pjesën veriore, në të cilat ka bërë të ditur se barrikadat janë të paligjshme dhe se ky mision ka për obligim të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.

Pas këtij veprimi serbët e veriut po ashtu kanë shpërndarë afishe nëpër rrugët e veriut të Kosovës, në të cilat është shkruar se sipas “Rezolutës 1244 Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë” dhe se nuk “nuk ka dogana e as kufij të Kosovës”.

EULEX-i ndërkaq thotë se barrikadat duhet të hiqen sa më parë, por nuk bën të ditur ndonjë plan për largimin e tyre.

Barrikadat duhet të largohen, sepse kjo është në interes të secilit, veçanërisht të komunitetit lokal”, tha zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hatën.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG