Ndërlidhjet

Rihapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak


Një zëdhënës i misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë njoftoi se autoritetet kanë rihapur njërën nga dy pikat kufitare me Serbinë, bëri të ditur agjencia e lajmeve AP.

Serbët kosovarë, të cilët nuk e njohin autoritetin shtetëror të Kosovës e që kundërshtojnë ri-instalimin e tij në veri, kishin vënë barrikada rrugore në atë pjesë të vendit pas aksionit të fundit të qeverisë për rihapjen e pikave doganore.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hotën, tha se “këmbësorët mund të vijnë e shkojnë” tani përmes njërës nga pikat kufitare.

Ai tha se pika tjetër mbetet e mbyllur, por se pjesëtarët e misionit evropian, ata të Doganave të Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it janë të stacionuar atje.

Hatën bëri thirrje për largimin e barrikadave rrugore në mënyrë që të mundësohet sërish liria e lëvizjes në atë zonë.
XS
SM
MD
LG