Ndërlidhjet

logo-print
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit është shprehur optimist sa i përket mundësisë që këtë vit, Maqedonia të marr rekomandimin për fillimin e negociatave për hyrje në Bashkimin Evropian.

Pres përparim , negociatat duhet të fillojnë, nëse Komisioni Evropian rekomandon fillim të negociatave për dy vite me radhë, është më se e logjikshme që vendi juaj pret që të çilen bisedimet për anëtarësim”, shprehet Hovit.

Ai thotë se gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka qëndruar në Shkup, dhe personalisht është bindur në transparencën e procesit zgjedhor dhe për progresin demokratik në shtet.

Megjithatë, ai thotë për Radion Evropa e Lirë, se ekzistojnë sfera në të cilat edhe më tej duhet të punohet, siç janë depolitizimi e administratës politike, liria e mediave dhe lufta ndaj korrupsionit.

Hovit konsideron se çështja e emrit mbetet problem themelor për fillimin e negociatave, në këtë rast duke mos sqaruar pse Bashkimi Evropian, edhe krahas të drejtës evropiane, lejon që problemi bilateral me Greqinë të ketë ndikim mbi politikën e Unionit.

Hovit shton se do ta përdorë të gjithë ndikimin e tij politik, por edhe ndikimin privat që të dyja palët, Maqedonia dhe Greqia, të gjejnë kompromis për këtë çështje.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, nga VMRO-DPMNE, pas takimit me eurodeputetin dhe raportuesin për Republikës së Maqedonisë, Riçard Hovit, shpreh bindje se edhe raporti i sivjetmë i Komisionit Evropian për zhvillimin e shtetit, do të jetë pozitiv, dhe se sërish do të jepet rekomandim për fillimin e negociatave.

Ndërsa partitë politike në opozitë, si ajo shqiptare, ashtu dhe ajo maqedonase, shprehen skeptike sa i përket mundësisë që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

PDSH vlerëson se dialogu politik, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me punën e parlamentit gjatë harmonizimit të legjislacionit të vendit me atë të BE-së, mbetet pikë e errët në raportin e progresit.

Zijadin Sela, deputet i kësaj partie, thotë se kjo ndodhë ngase institucioni ligjdhënës funksionon kryekëput me drejtimin e kreut të qeverisë dhe jo sipas parimit të demokracisë parlamentare
Nuk pres që nga kjo qeverisje mund të rregullohet situata apo pasqyra e përgjithshme për vendin.

Është më se e nevojshme që të hiqet nami i Parlamentit, ajo që gjithmonë ka qenë se nuk paraqet asgjë tjetër veçse një makineri votuese. Nuk pres që nga kjo qeverisje mund të rregullohet situata apo pasqyra e përgjithshme për vendin” thekson Sela.

Ai thotë se raporti i progresit do të paraqesë gjendjen reale për zhvillimin e kapaciteteve demokratike në Maqedoni.

Nga ana tjetër, partia më e madhe maqedonase LSDM, me koment do të dalë pasi të publikohet raporti.

Për Radion Evropa e Lirë, Andrej Petrov thotë se ngecjet e njëpasnjëshme të Maqedonisë në procesin e integrimit flasin qartë për keqqeverisjen aktuale cila nuk ka as vullnet e as kapacitet të bartë mbi vete procese të vështira, nga zgjidhja e së cilave varet perspektiva euroatlantike e vendit.
XS
SM
MD
LG