Ndërlidhjet

Kushtetuesja interpreton imunitetin


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata Kushtetuese ka interpretuar Kushtetutën në rastin e imunitetit për deputetët në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se “deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen të jenë kryer para fillimit të mandatit të tyre dhe gjatë rrjedhës së mandatit të tyre si deputetë”.

Kërkesën për interpretim e ka dërguar Qeveria e Kosovës, për të sqaruar çështjen e “imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë të Republikës së Kosovës”.

Në vendim mes tjerash thuhet se “deputeti mund të arrestohet apo ndalohet gjatë kohës që është duke kryer detyrat e tij/saj, pra në mbledhje plenare të Kuvendit dhe/ose në mbledhje të komisioneve të tij, pas vendimit të Kuvendit”.

Gjykata Kushtetuese gjithashtu ka vlerësuar se “çdo organ/institucion i ndjekjes penale që është duke kryer ndjekjen penale të personave të akuzuar për kryerje të veprave penale, siç përcaktohet në nenin 109 të Kushtetutës, dhe që vepron brenda juridiksionit të përcaktuar sipas ligjit në fuqi për Republikën e Kosovës ka të drejtë të kërkojë nga Kuvendi që t’ia heqë imunitetin një deputeti.

Ky organ/institucion është i autorizuar ta arrestojë apo ndalojë deputetin edhe pa vendim të Kuvendit gjatë kohës që deputeti nuk është duke kryer detyrat e tij/saj, pra kur nuk ka mbledhje plenare të Kuvendit ose mbledhje të komisioneve të tij”.

Vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese mund ta lexoni këtu.

Çështja e imunitetit ka arritur deri tek Gjykata Kushtetuese, për shkak të urdhër arrestit qe EULEX ka ngritur kundër deputetit, Fatmir Limaj.

Zotin Limaj dhe nëntë persona të tjerë, aktakuza e konfirmuar tashmë, i ngarkon për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, që supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosurve të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.

EULEX-i është duke e shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

EULEX-i po e shqyrton vendimin e Gjykatës dhe EULEX-i vëren se vendimi nuk bëhet efektiv derisa nuk publikohet në gazetën zyrtare”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Hans Kristian Klasing.

I pyetur nëse EULEX-i do të zbatojë urdhër-arrestin në rastin e deputetit Limaj, i lëshuar para disa muajsh, zëdhënësi Klasing tha se për një gjë të tillë njëherë për njëherë misioni evropian nuk jep komente.

Avokati i deputetit Limaj, Tomë Gashi tha se tani para EULEX-it mbesin dy opsione:

Përndryshe, vendimi tani është pezull dhe i mbetet prokurorëve, gjyqtarëve të EULEX-it se si do ta vlerësojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili është nxjerrë sot.
Pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, pas nxjerrjes së vendimit, i cili është bërë me kërkesën e Qeverisë së Kosovës, EULEX-i i ka dy mundësi: që të heqë dorë nga urdhër-arresti që është lëshuar më mars të këtij viti për z Fatmir Limaj; dhe e dyta që ta zbatojë atë fletarrestim, respektivisht që ta tentojë ta arrestojë atë. Përndryshe, vendimi tani është pezull dhe i mbetet prokurorëve, gjyqtarëve të EULEX-it se si do ta vlerësojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili është nxjerrë sot”, i tha Radios Evropa e Lirë, avokati Tomë Gashi.

Ai tha se me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese faktikisht, deputetët zhvishen nga imuniteti që gëzojnë me ligjet në fuqi.

Sigurisht që po(zhvishen nga imuniteti). Por, pas këtij vendimi askush nuk ka të drejtë as morale, e as ligjore që të komentojë mënyrat e ndryshme, sepse deshëm apo nuk deshëm ne duhet t’ju bindemi shpjegimeve që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese”, tha avokati Gashi.

Ndryshe, deputeti Limaj sot është intervistuar sot nga prokurorët e EULEX-it në lidhje me akuzat për korrupsion në kohën sa ka qenë ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Zëdhënësi i EULEX-it, Hans Kristian Klasing bëri të ditur se marrja në pyetje e deputetit Limaj do të vazhdojë të mërkurën.

Prokuroria po e merr në pyetje ish-ministrin Fatmir Limaj 16 muaj pas bastisjeve që janë bërë në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, si dhe në pronat e tij familjare.
XS
SM
MD
LG