Ndërlidhjet

logo-print

AAK kërkon platformë nacionale të shëndetësisë


Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, akuzoi qeverinë për dështimin e politikave në fushën e shëndetësisë.

Përmes një komunikate për media, AAK-ja theksoi se “shëndetësia nuk guxon të jetë peng i paaftësisë së një individi, një partie ose një qeverie për ta udhëhequr”.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një platformë nacionale për shëndetësi. Një platformë që do të sigurojë që cilido ministër që vjen dhe cilësdo fuqie politike që i takon, do të shkojë përpara. Kosova nuk e ka luksin që secili ministër që vjen ta çojë në rrugën nga e cila ministri i ardhshëm do ta kthejë prapa. Qytetarët janë lodhur nga të ecurit përpara dhe kthimi në pikën e nisjes”, thuhet, ndër të tjera, në komunikatën e AAK-së.
XS
SM
MD
LG