Ndërlidhjet

Afganistan: U vra ish presidenti Rabani


Policia e Afganistanit ka njoftuar se kryesuesi i Këshillit të Lartë për Paqe, Burhanudin Rabani, njëherësh ish president i këtij vendi, është vrarë sot nga një sulm vetëvrasës në shtëpinë e tij në Kabul.

Këshilli i Lartë i Paqes i udhëheq përpjekjet e qeverisë për negociata me talibanët.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Hashmatullah Stanikzai, tha se Rabani ishte vrarë brenda shtëpisë së tij nga një sulmues vetëvrasës, i cili e kishte vendosur eksplozivin në turbanin e tij.

Me këtë rast ishin plagosur edhe disa persona të tjerë.
XS
SM
MD
LG