Ndërlidhjet

Obama: Kapitull i ri në jetën e popullit të Libisë


Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka vlerësuar sot si “kapitull të ri” në Libi, periudhën pas përmbysjes së regjimit të Muamer Gadafit.

"Sot, populli i Libisë po e shkruan një kapitull të ri në jetën e vendit të vet. Pas katër dekadash të territ, ata tash mund të ecin në rrugë të çliruar nga tirani. Ata bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet në gazetat e reja dhe në radio e televizion, në sheshet publike dhe në blogjet personale”, tha presidenti Obama, duke folur në selinë e Kombeve të Bashkuara, para bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të Shteteve të Bashkura dhe aleatëve, për ardhmërinë e Libisë.

Në këtë ceremoni ishte edhe lideri i Këshillit Tranzicional Kombëtar të Libisë, Mustafa Abdel Xhalil, i cili e ka lavdëruar koalicionin ndërkombëtar për ndihmën në kryengritje, gjatë së cilës, siç tha ai janë vrarë 25 mijë njerëz.

Ai ka premtuar procese korrekte gjyqësore për anëtarët e regjimit të përmbysur.
XS
SM
MD
LG