Ndërlidhjet

Rikonfirmohet njohja e Omanit për Kosovën


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, kanë marrë sot konfirmimin nga ministri i punëve të jashtme të Sulltanatit të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdulla, për njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga ky shtet, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

Kryeministri Thaçi dhe ministri i jashtëm i Omanit, janë pajtuar që shumë shpejt ndërmjet dy shteteve të lidhen marrëdhënie diplomatike, përmes shkëmbimit të ambasadorëve.

Takimi i kryeministrit Thaçi dhe ministrit Hoxhaj, me ministrin e jashtëm, bin Abdullah, është zhvilluar në Ambasadën e Sulltanatit të Omanit pranë OBK-së në Nju Jork.

Në ditët e ardhshme delegacioni i Republikës së Kosovës do të ketë takime të shumta me shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për të rritur numrin e njohjeve.
XS
SM
MD
LG