Ndërlidhjet

Nju Jork: Zyrtarët e lartë të Kosovës në forumin e B. Klintonit


Presidentja Atifete Jahjaga, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, mori pjesë në konferencën për ndryshimet klimatike në botë, të organizuar nga Clinton Global Initiative, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Ajo i ndoqi diskutimet që u udhëhoqën nga ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, mbi sfidën globale, që paraqesin ndryshimet klimatike dhe prezantimet e presidentëve të disa vendeve të botës, dhe të kryetarit të Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.

Presidentja Jahjaga në kuadër të konferencës u takua me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, dhe një numër liderësh të tjerë, që ishin pjesëmarrës në pritjen që u organizua për presidentë e kryeministra.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi edhe ish-sekretaren amerikane të shtetit, zonjën Medlin Olbrajt, me të cilën zhvilloi një bisedë miqësore.
XS
SM
MD
LG