Ndërlidhjet

logo-print

Liderët botërorë dënojnë vrasjen e ish-presidentit afgan


Udhëheqësit botërorë kanë dënuar ashpër vrasjen e ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani.

Rabani, i cili po shërbente si kryetar i këshillit zyrtar për negocimin e zgjidhjes politike të luftës në Afganistan, është vrarë të martën nga një sulmues vetëvrasës në shtëpinë e tij në Kabul.

Talibanët kanë pranuar përgjegjësinë, ndërsa policia ka bërë të ditur se sulmuesi kishte fshehur eksplozivin në turban.

Rabani, rreth 70 vjeç, ishte president i Qeverisë afgane në periudhën 1992-1996 dhe ishte anëtar i Aleancës Veriore anti-Talibane.

Presidenti Hamid Karzai ka ndërprerë vizitën në Nju Jork, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Karzai ka premtuar se procesi i paqes nuk do të përmbyset nga vdekja e Rabanit.

Vrasja është dënuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, kryeministri dhe presidenti i Pakistanit, presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, i cili tha se Rabani “ka luajtur rol jetik si kryetar i Këshillit Afgan për Paqe”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, duke folur gjatë takimit me Karzain në Kombet e Bashkuara, tha se vdekja e Rabanit është “humbje tragjike”, por theksoi se ajo nuk do ta pengojë SHBA-në të ndihmojë afganët në krijimin e një shoqërie të lirë, të sigurt dhe me prosperitet.
XS
SM
MD
LG