Ndërlidhjet

logo-print

Obama takon Abasin


Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Barak Obama do të takojë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahumd Abas.

Takimi vjen në kohën kur SHBA vazhdon përpjekjet diplomatike për të shmangur konfrontimin ndërkombëtar ndaj kërkesës palestineze për shtetësi në Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Bogdanov, ka thënë se Rusia “do ta mbështesë pa dyshim kërkesën palestineze”, me gjithë kundërshtimin e SHBA-së dhe Izraelit.

Dy të fundit thonë se shtetësia palestineze mund të arrihet vetëm përmes negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Përveç takimit me udhëheqësin palestinez, Obama do të zhvillojë bisedime edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, sot në Nju Jork, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG