Ndërlidhjet

Greqia, në pritje të këstit


Komisioni Evropian tha se Greqia ka bërë “përparim të mirë”, çfarë është kusht për marrjen e këstit të ardhshëm të ndihmës. Deklarata është lëshuar pas konferencës telefonike ndërmjet ministrit grek të Financave, Evangelos Venizelos, zyrtarëve të Bashkimit Evropian, si dhe të Bankës Qendrore Evropiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Pa marrjen e tetë miliardë eurove kredi nga BE-ja dhe FMN-ja, zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se Greqia do të dështojë në likuidimin e borxhit, çfarë do të shkaktonte goditje të madhe për Eurozonën dhe për ekonominë botërore në përgjithësi.

Në këmbim të fondeve, huadhënësit ndërkombëtarë kanë thënë se Greqia duhet të zbatojë masa të ashpra kursimi, përfshirë shkurtimin e shpenzimeve qeveritare dhe privatizimin e pasurisë shtetërore.

FMN-ja ka paralajmëruar se ekonomia globale ka hyrë në atë që quhet “fazë e rrezikshme” për shkak të krizës së borxhit në Eurozonë dhe pozitës së brishtë ekonomike të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG