Ndërlidhjet

Ende asnjë mall kosovar në territorin e Serbisë


Serbia ka vazhduar të mos lejojë hyrjen e mallrave kosovare në territorin e saj. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, flet për dy ose tre kamionë me dokumentacion të strukturave paralele që kanë hyrë në shtetin serb, por, sipas saj, dokumentacioni i tillë është i papranueshëm dhe paraqet shkelje të dyfishtë.

“Edhe shkelje të marrëveshjes së 2 shtatorit të arritur në Bruksel, por edhe shkelje të parimeve që Bashkimi Evropian i ka dhënë Serbisë për shuarjen e strukturave paralele. Megjithatë, në bazë të marrëveshjes së 2 shtatorit, asnjë nga kamion nga Republika e Kosovës nuk ka hyrë në Republikën e Serbisë”, thotë Kusari Lila për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, Prishtina zyrtare, në koordinim me akterët evropianë, është në pritje të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm.

“Një gjë është e qartë, marrëveshja nuk mund të zbatohet njëanshëm”, thotë Kusari Lila, e cila sërish nuk përjashton kthimin në fuqi të masave të 20 korrikut.
XS
SM
MD
LG