Ndërlidhjet

Humb interesimi për barnat e Serbisë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Edhe pas zbatimit të marrëveshjes nga pala kosovare për njohjen e vulave doganore, e cila mundëson hyrjen e mallrave serbe në tregun kosovar, sa i përket barnave, autoritetet shëndetësore nuk kanë ndonjë interesim për furnizim me barna nga ky shtet.

Këtë e thotë Bekim Fusha, drejtor i departamentit farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë.

Prej kur kemi bërë ndërprerjen e kontratave me Serbinë, ne më nuk kemi marrë barna nga shteti serb. Edhe pas marrëveshjes së vulave doganore. Kriteret tona janë që duhet me qenë në vendet e Bashkimit Evropian, andaj ne nuk do të furnizohemi më nga shteti serb”, shprehet Fusha.

Por farmacistët në vend thonë se ka mungesa të vazhdueshme të barnave, si dhe ankesa nga ana e pacientëve, se ilaçet që janë mësuar t’i përdorin me vite, nuk gjenden në tregun kosovar.

Po ka mungesa të barnave, pacientët janë mësuar me disa lloje të barnave prodhime serbe, dhe i kërkojnë vetëm ato. Një pjesë e barnave zëvendësohen por disa jo”, thotë farmacistja Halime Berisha.

Kadri Bytyqi, kryetar i Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, thotë se edhe pas marrëveshjes nga pala kosovare, për njohjen e vulave doganore, e cila mundëson hyrjen e mallrave serbe në tregun kosovar, nuk ka pasur kërkesa për barna nga Serbia nga ana e institucioneve shëndetësore.

Jo, deri sot nuk ka pasur furnizim nga Serbia. Nuk kanë përbërë ndonjë vlerë në tregun e Kosovës barnat nga Serbia.
Jo, deri sot nuk ka pasur furnizim nga Serbia. Nuk kanë përbërë ndonjë vlerë në tregun e Kosovës barnat nga Serbia. Nuk e di për ditët e ardhshme, por deri tani nuk ka pasur. Në masë të papërfillshme janë të nevojshme barnat e Serbisë”, thekson Bytyqi.

Ndërkaq, Jeton Shala, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale, thotë se edhe pse ka mungesa të disa llojeve të barnave në treg, megjithatë ende nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje me shtetin serb, për futjen e barnave në tregun farmaceutik të Kosovës.

Sa i përket sektorit privat, deri tash nuk kemi lëshuar asnjë licencë, edhe pse kemi pasur dy kërkesa, e që pritet të shqyrtohen ato kërkesa. Ka mungesë të barnave në tregun kosovar, të prodhimeve farmaceutike serbe, por ka edhe paralele që mund të zëvendësohen”, bën të ditur Shala.

Sidoqoftë, edhe pse ka mungesë të barnave të prodhimeve serbe në tregun e Kosovës, autoritetet shëndetësore tashmë janë deklaruar se nuk do të pronojnë që barnat nga Serbia të futen në Kosovë. Sipas tyre, gjitha barnat që mungojnë do të zëvendësohen me prodhime të shteteve të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG