Dhoma e Epërme e Parlamentit rus ka zgjedhur ish-guvernatoren e Shën Petersburgut, Valentina Matvijenko, në postin e kryetares së saj, duke i dhënë postin e tretë më të fuqishëm në vend.
Matvijenko është aprovuar me shumicë dërrmuese, përkatësisht me 140 vota për, një abstenim dhe asnjë kundër.
Ajo ka qenë në krye të qytetit të dytë të Rusisë nga viti 2003 deri në fillim të 2011-ës.
Sipas Kushtetutës, posti që do të mbajë Matvijenko është i treti më i rëndësishëm në vend, pas atij të presidentit dhe të kryeministrit.
Ajo pason Sergei Mironovin, i cili është larguar për shkak të, siç thuhet, kritikave ndaj partisë së kryeministrit Putin.