Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Kushtetuesja i hap rrugë shtetit policor


Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj interpretimit që Gjykata Kushtetuese i ka bërë çështjes së imunitetit të deputetëve të Kuvendit, zyrtarëve të qeverisë dhe presidentit.

“Po qe se nuk riformulohen dhe qartësohen më tutje, vendimet e Gjykatës i hapin rrugë një shteti policor, i cili paraqet kërcënim për demokracinë dhe të drejtat civile e politike të të zgjedhurve të popullit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Vetëvendosja.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese që mund ta vendosin një praktikë antidemokratike e cila e fuqizon ekzekutivin dhe misionet ekzekutive ndërkombëtare karshi të zgjedhurve të popullit, mund t’i shërbejnë edhe Hashim Thaçit për spastrimin e konkurentëve të tij të brendshëm politikë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
XS
SM
MD
LG