Ndërlidhjet

Arrestohen dy serbë në veri


Situata e sigurisë në veriun e Kosovës mbetet e qetë që nga incidenti i djeshëm, kur dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, me përkatësi etnike serbe.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Vetë ngjarja ka ndodhur në Leshak të komunës së Leposaviqit ku është shtënë me armë zjarri në drejtim të një objekti, shtëpi private, pronë e një pjesëtari të Policisë së Kovës, i përkatësisë etnike serbe. Dy të dyshuar, të përkatësisë etnike serbe janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ndiqet procedura penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Të njëjtit do të dërgohen para gjyqtarit të procedurës paraprake, gjatë ditës së sotme. Përndryshe, situata e përgjithshme e sigurisë paraqitet pa ndonjë incident madhor, kryesisht në lokalitetet e banuara me popullatë të përzier, prej nga edhe vinë raportet e përditshme nga policia”, tha Hoti.

Ndryshe, Hoti ka bërë të ditur se situata në veri ende mbetet e tensionuar për shkak të barrikadave të vendosura tash e sa ditë nga serbët lokal në disa rrugë në veri të vendit.

Kryesisht, në ato zona të banuara me popullatë të përzier, janë të arsyeshme këto shqetësime.
Tensionet janë të pranishme edhe shqetësimet e vetë banorëve. Kryesisht, në ato zona të banuara me popullatë të përzier, janë të arsyeshme këto shqetësime. Ndërsa, tensionet, gjithsesi, janë prezente, marrë parasysh që bllokadat në rrugë vështirësojnë një jetë normale dhe qarkullimin e lirë të vet qytetarëve dhe mallrave”, theksoi Hoti.

Në anën tjetër, Marko Jakshq, një nga liderët politikë të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, e ka dënuar incidentin e djeshëm, ku është shtënë me armë zjarri ndaj pronës së pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

Ai e ka quajtur këtë incident të izoluar, por të dëmshëm për të gjithë.

Sigurisht se askush nuk e arsyeton dhunën dhe kjo ngjarje nuk është e mirë. Unë mendoj se incidentet e tilla janë të izoluara dhe nuk kanë asnjë lidhje me barrikadat. Mendoj se kjo ka të bëjë më shumë me ndonjë qërim hesapesh dhe nuk duhet ndërlidhur me asgjë tjetër”, tha Jakshiq.

Ai gjithashtu ka shtuar se serbët janë të vendosur që të qëndrojnë në barrikada, për të penguar siç tha ai, instalimin e shtetit të Kosovës edhe në veriun e vendit..

Te serbët ekziston vendosmëria që të qëndrojnë, sepse ne konsiderojmë që instalimi i shtetit të Kosovës është në kundërshtim me rezolutën 12 44. Serbët kanë vendosur që të luftojnë me mjete paqësore dhe demokratike, pa dhunë dhe pa provokime”, theksoi Jakshqi.

Sidoqoftë, që nga 16 shtatori, kur Qeveria e Kosovës, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it ka marrë kontrollin mbi vendkalimet kufitare në veri të Kosovës, serbët lokalë kanë ngritur barrikadat në rrugët kryesore dhe alternative që lidhin komunat në veri të vendit, duke bllokuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.
XS
SM
MD
LG