Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Prishtina po bën "luftë psikologjike"


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, tha se paralajmërimet e Prishtinës për heqjen e barrikadave serbe në veri, janë "luftë psikologjike" dhe se serbët janë të vendosur për të mbrojtur në mënyrë paqësore "pikëpamjet e tyre".

"Ne kemi parime dhe qëndrime të qarta. Derisa në vendkalime të jenë doganierët kosovarë, ne, në mënyrë të qetë, do t'iu rezistojmë të gjitha synimeve të Prishtinës dhe të komunitetit ndërkombëtar, të cilat mbështesin Prishtinën në zgjidhjen e problemeve me dhunë", tha Bogdanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, Qeveria e Serbisë dhe serbët e Kosovës duan t'i zgjidhin problemet në mënyrë paqësore, porse "marrëveshja nuk mund të arrihet me imponimin e zgjidhjeve, kundër vullnetit të serbëve të Kosovës".
XS
SM
MD
LG