Ndërlidhjet

Irani liron dy shtetasit amerikanë


Mediat në Teheran raportojnë se dy shtetasit amerikanë, të dënuar nga drejtësia iraniane me tetë vjet burg për shkak të, siç thuhet, spiunimit, janë liruar me kusht.

Gjykata e Apelit mësohet se ka vendosur të lirojë Shejn Bauerin dhe Xhosh Fatalin pas pagesës prej 500 mijë dollarësh për secilin.

Dy amerikanët pritet të dorëzohen tek ambasada zvicerane, e cila përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara në Iran.
XS
SM
MD
LG