Ndërlidhjet

Rikthimin e vendos Brukseli


Dogana e Kosovës
Dogana e Kosovës
Njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë, thonë se Qeveria e Kosovës duhet të presë edhe pak ditë për kthimin në fuqi të masave të reciprocitetit ndaj produkteve serbe.

Sipas tyre, derisa Serbia nuk ka respektuar marrëveshjen mbi vulat doganore të Kosovës, atëherë i mbetet Bashkimit Evropian të reagojë, pasi që ata janë garantues të kësaj marrëveshjeje.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se hapi i Qeverisë së Kosovës për fillimin e zbatimit të marrëveshjes ka qenë një vendim i drejtë për shkak se, siç thotë ai, kjo tregon seriozitet në marrëdhëniet kontraktuale me partnerët ndërkombëtarë.

Qeveria e Kosovës është më e favorizuar tani, pasi që ka kontroll në pikat kufitare në veri të vendit, dhe vendimi për kthimin e reciprocitetin është një vendim më i lehtë tani sesa që ka qenë më parë.
Qeveria e Kosovës duhet të presë edhe pak, nuk e kam fjalën për javë por për ditë, dhe duhet të ia bëjë të qarët Brukselit zyrtar nëse mund të ushtrojë presion te Beogradi zyrtar për fillimin e njohjes së vulave doganore të Kosovës. Qeveria e Kosovës është më e favorizuar tani, pasi që ka kontroll në pikat kufitare në veri të vendit, dhe vendimi për kthimin e reciprocitetin është një vendim më i lehtë tani sesa që ka qenë më parë”, shprehet Gashi.

Edhe, profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se duhet pritur për rikthim të reciprocitet, por që nëse Serbia edhe atëherë nuk zbaton marrëveshjen, Qeveria e Kosovës duhet të veprojë.

Ai thekson se ndalimi i mallrave kosovare në Serbi më së shumti i faturohet vetë Beogradit, i cili për këtë do të paguajë koston më të lartë.

Do të ishte më mirë të pritet dhe mos të merret menjëherë vendimi për reciprocitet.
Do të ishte më mirë të pritet dhe mos të merret menjëherë vendimi për reciprocitet. Por, më mirë është që Komisioni Evropian të bëjë presion në organet e Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të lejojë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe të njerëzve, ashtu siç është paraparë edhe në marrëveshjen që është arritur në Bruksel”, thekson ai për Radion Evropa e Lirë.

Që nga 16 shtatori, kur filloi zbatimi i marrëveshjes për vulat doganore, në Kosovë kanë hyrë rreth 300 kamionë me mallra nga Serbia, kryesisht me grurë, material ndërtimor, zhavorr, letër mbështjellëse, dhe më pak mallra ushqimore.

Ndërkaq, Serbia nuk ka lejuar asnjë kamion me mallra nga Kosova të hyjë në tregun e saj, duke shkelur kështu marrëveshjen.

Komuniteti i biznesit, ndërkaq, thotë se duke pasur parasysh këtë, nuk duhet të humbet kohë dhe Qeveria e Kosovë duhet të rikthejë reciprocitetin.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se nëse një marrëveshje e tillë nuk respektohet nga të dyja palët, duhet të vazhdohet reciprociteti.

Serbia nuk është duke pranuar vulat e Kosovës dhe është duke shkelur në masë të madhe këtë marrëveshje.
Serbia nuk është duke pranuar vulat e Kosovës dhe është duke shkelur në masë të madhe këtë marrëveshje. Kosova nuk duhet humbur kohë në këtë drejtim dhe duhet të rikthejë reciprocitetin”, thekson ai.

Ndryshe, Masa e reciprocitetit ndaj produkteve të Serbisë është vendosur më 20 korrik dhe është ndërprerë më 16 shtator.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës në koordinim me mekanizmat evropianë, është në pritje të ndërmarrjes së hapave të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG