Ndërlidhjet

Ban: Të dilet nga “rruga qorre” në Lindjen e Mesme


Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, bëri thirrje sot për një përpjekje të re ndërkombëtare me qëllim të daljes nga “rruga qorre” në Lindjen e Mesme.

Këto komente ai i bëri në nisjen e takimit të liderëve botëror në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë të cilit palestinezët pritet të kërkojnë njohjen e shtetit palestinez.

Në këtë kuadër, gjatë ditës, presidenti amerikan, Barak Obama, pritet të takojë kryeminsitrin izraelit, Banjamin Netanjahu, dhe liderin palestinez, Mahmud Abaz.

Sikurse Izraeli, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara, duan që palestinezët të heqin dorë nga iniciativa e tyre e cila pritet të shqyrtohet të premten në Asamblenë e Përgjithshme.

Në ndërkohë, mijëra qytetarë janë mbledhur në Bregun Perëndimor për të mbështetur fushatën që shteti palestinez të bëhet shteti i 194-të me radhë që anëtarësohet në OKB.
XS
SM
MD
LG