Ndërlidhjet

Përfundojnë hetimet ndaj “Euroskop”


Policia rajonale në Mitrovicë bëri të ditur se kamionët e kompanisë “Euroskop” me përfaqësi në Rashkë të Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në vënien e barrikadave në rrugët në veri të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, policia njoftoi se ky konstatim është marrë pas “hetimeve intensive në disa drejtime” të rreth 20 kamionëve të kompanisë në fjalë.

Përveç përfshirjes së tyre të mundshme në vënien e barrikadave në rrugë, mësohet se brenda 24 orëve të fundit hetuesit e Policisë së Kosovës nga sektorët e krimeve ekonomike, auto krimeve, të krimeve serioze dhe hetuesit e Policisë Kufitare kanë hetuar edhe dokumentacionin e transportit të koncentratit të xeheve dhe dokumentacionin e qarkullimit të kamionëve.

“Sipas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e policisë kufitare, mësohet se 13 nga gjithsej 18 vozitësit e këtyre kamionëve, të cilët kishin ardhur me transport privat nga Serbia deri në Kosovë, kanë shfrytëzuar rrugët ilegale (dytësore) për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës” thuhet në komunikatën për media të policisë ku gjithashtu theksohet se “ndaj 13 ngasësve të kamionëve, me urdhër të prokurorit publik, është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë”.
XS
SM
MD
LG