Ndërlidhjet

Obama me kërkesë ndaj Iranit dhe Koresë Veriore


Presidenti amerikan, Barak Obama, paralajmëroi Iranin dhe Korenë Veriore se do të ballafaqohen me sanksione të ashpra ekonomike dhe thellim të izolimit nga bota nëse këto dy vende nuk heqin dorë nga përpjekjet për zhvillimin e armëve bërthamore.

Duke folur para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Obama tha se Teherani “nuk mund të demonstrojë se ky program është paqësor”.

Ai tha se, nëse qeveria në Iran vazhdon me planet për zhvillimin e armëve bërthamore, ajo “duhet të përballet me një presion më të madh dhe me izolim”.

Ai i bëri thirrje edhe Penjanit që të braktis programin bërthamor dhe të ndalë “veprimin armiqësor” ndaj jugut.
XS
SM
MD
LG