Ndërlidhjet

Thaçi takon Uiznerin dhe Kllarkun


Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar ish-ndërmjetësin amerikan për statusin e Kosovës, ambasadorin Frank Uizner, dhe ish-gjeneralin e NATO-s, Ueslli Kllark.

"Republika e Kosovës është një storie suksesi dhe në këtë sukses, SHBA ka pasur dhe vazhdon të ketë rol substancial", mësohet të ketë thënë Thaçi.

Ambasadori Uizner dhe gjenerali Klark kanë shprehur vlerësime pozitive për punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe gatishmërinë e tyre që të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën edhe më tutje, në proceset integruese euroatlantike, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Sipas së njëjës, Thaçi ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë botërorë.
XS
SM
MD
LG