Ndërlidhjet

logo-print

Ollbrajt shpreh përkrahje për Kosovën


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Medllin Ollbrajt, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përpjekjet për shtimin e njohjeve të reja për vendin.

Sipas kumtesës për opinion, presidentja Jahjaga ka përmendur në veçanti nevojën që Kosova ka për të vendosur marrëdhënie kontraktuale me BE-në dhe me Aleancën Veriatlantike përmes programit të saj për Partneritet për Paqe.

Ollbrajt ka shprehur përkrahjen për Kosovën dhe rrugën e saj të qartë në procesin e integrimeve evropiane.

Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor janë të vetmet pjesë që mungojnë për ta përmbushur vizionin për një Evropë të bashkuar dhe të lirë, ka thënë ish-sekretarja amerikane e Shtetit.
XS
SM
MD
LG