Ndërlidhjet

Fatal dhe Bauer arrijnë në Oman


Dy shtetasit amerikanë, të burgosur nga Irani për më shumë se dy vjet, kanë përjetuar shijen e parë të lirisë pas arritjes në Gjirin e Omanit, ku edhe janë bashkuar me anëtarët e familjes.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se të gjithë amerikanët po festojnë lirimin e Xhosh Fatalit dhe Shejn Bauerit. Fatal ka folur para gazetarëve pas mbërritjes në Oman.

“Jemi shumë të lumtur që jemi të lirë. Mirënjohja jonë e thellë shkon për madhërinë e Sulltain Kabus të Omanit, për sigurimin e lirisë sonë”, tha Fatal.

Bauer, Fatal dhe bashkëqytetarja e tyre, Sarah Shourd, janë ndaluar nga rojet e kufirit iranian në fund të korrikut, 2009. Ata janë akuzuar për spiunim, ndonëse kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin pa dashje.

Sarah Shourd është liruar me kusht, pas pagesës prej 500 mijë dollarësh në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG