Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë në Jemen, 16 të vrarë


Dhuna e fundit në Jemen ka lënë të paktën 16 të vrarë dhe mbi 50 të tjerë të plagosur, ndërsa vazhdojnë luftimet midis trupave besnike të presidentit Ali Abdullah Saleh dhe forcave disidente ushtarake.

Mediat thonë se mortajat kanë qëlluar turmat që po merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të protestuesve, të vrarë në ditët e fundit.

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën në dhunën që ka mbërthyer kryesisht kryeqytetin Sana, që nga e diela.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me, siç ka thënë, “nivelin e paparë të dhunës”.
XS
SM
MD
LG