Ndërlidhjet

Kina kritikon planet ushtarake të SHBA-së


Ushtria kineze ka shprehur “zemërim të madh” ndaj planeve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit. Më 21 shtator, administrata e Obamës ka njoftuar Kongresin se planifikon të përmirësojë flotën luftarake F-16 të Tajvanit.

Kina e sheh Tajvanin si rajon të shkëputur joligjërisht. Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes tha se “ky veprim do të dëmtojë sovranitetin e Kinës dhe interesat kombëtare të sigurisë, si dhe do të pengojë lidhjet ushtarake në mes të Pekinit dhe Uashingtonit”.

Veprimi është kritikuar tashmë edhe nga Ministria e Jashtme kineze.
XS
SM
MD
LG