Ndërlidhjet

Greva përfshin Greqinë


Greqia është përfshirë nga greva e transportit publik, në shenjë kundërshtimi ndaj masave të reja të kursimit, të propozuara nga qeveria.

Të mërkurën, ekzekutivi grek propozoi masa të reja, përfshirë shkurtimet në pensione, me qëllim marrjen e këstit të ri nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që do ta ndihmonte atë të shmangte moslikuidimin e borxhit.

Athina thuhet të jetë bllokuar e tëra, pasi metrotë, tramvajët, autobusët dhe taksitë kanë ndaluar punën. Vonesa dhe ndërprerje janë shënuar edhe në komunikacionin ajror.

Sindikatat e sektorit privat dhe publik kanë paralajmëruar më shumë greva në muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG