Ndërlidhjet

Palestinezët protestojnë kundër fjalimit të Obamës


Rreth 1,000 palestinezë janë tubuar në Ramallah të Bregut Perëndimor, për të protestuar kundër fjalimit të presidentit amerikan, Barak Obama, në Kombet e Bashkuara.

Gjithashtu në përgjigje të fjalimit të Obamës, sindikatat e punëtorëve palestinezë kanë bërë thirrje për tubime masive, që do të zinin vend nesër pas lutjeve të së premtes.

Të mërkurën, Obama ka paralajmëruar presidentin e Autoritetit Palestinez se SHBA do të vërë veto ndaj çdo hapi të Këshillit të Sigurimit për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.

Obama ka takuar Abasin në Nju Jork, ndërsa para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se vetëm bisedimet direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, mund të çojnë në krijimin e shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG