Ndërlidhjet

Sateliti amerikan bie në Tokë


Një satelit i vdekur i Shteteve të Bashkuara do të bie në Tokë të premten.

NASA ka bërë të ditur se sateliti 60 vjeç, i cili peshon 6 tonelata, mund të bie kudo midis 57 shkallëve në veri dhe 57 shkallëve në jug të ekuatorit – një zonë që mbulon pjesën më të populluar të botës.

NASA po ashtu ka njoftuar se shumica do të digjet gjatë rënies, duke lënë rreth 544 kilogramë metali të përplasen diku në sipërfaqen e Tokës.

I njëjti burim ka thënë se ekziston 1 në 3,200 shanse që copëzat e satelitit të godasin dikë.
XS
SM
MD
LG