Ndërlidhjet

Që nga përfundimi i luftës së vitit 1999 në Kosovë, ka gazetarë që janë plagosur me armë zjarri, janë rrahur në mes të rrugës, tërhequr zvarrë, kërcënuar me telefon e shumë kanosje tjera, por deri më tani nuk është zbardhur asnjë rast që ka rrezikuar jetën e këtyre gazetarëve

Kështu fillon hulumtimi i prezantuar të enjten nga Forumi 2015 dhe Organizata joqeveritare “Çohu”, i quajtur “Të jesh gazetar sot në Kosovë, gazetaria hulumtuese – brengat, sfidat dhe potenciali saj”.

Në këtë hulumtim po ashtu thuhet se të gjithë ata që kërcënojnë e shantazhojnë gazetarët, janë të kategorive të ndryshme, duke filluar nga zyrtarë të lartë të pushtetit, të partive politike, kryetarë komunash, nëpunës civilë, e deri te punëtorët e sigurimit.

Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, tha se me gjithë vështirësitë e paraqitura, disa gazetarë hulumtues kanë mundur të mbijetojnë në tregun medial.

Në këtë rast kemi të bëjmë me dyshime korruptive, por në raste tjera mund të jenë edhe çështje tjera madhore.
Ku është gazetaria hulumtuese deri më sot, sa është e denjë, sa është e gatshme, sa është në një pozitë që të sfidojë opinionin për disa çështje të mëdha? Në këtë rast kemi të bëjmë me dyshime korruptive, por në raste tjera mund të jenë edhe çështje tjera madhore”, tha Shllaku.

Por, Avni Zogiani, nga Organizata joqeveritare “Çohu” konsideron se gazetaria hulumtuese në Kosovë nuk është në nivelin e duhur.

Ai thotë se të raportosh korrupsionin në Kosovë, nuk është punë e lehtë. Përkundër pasigurisë për të ushtruar profesionin e gazetarit hulumtues, në këtë kuadër, Zogiani thotë se qëndron edhe varshmëria e disa mediave të shkruara dhe elektronike me ekzekutivin.

Shumë probleme ka, por një nga problemet është se Kosova ka shumë probleme ekonomike dhe mediat nuk po arrijnë të sigurojnë mjaftueshëm përkrahjen nga sektori ekonomik, në mënyrë që të jenë të pavarur prej qeverisë. Mediat në masë të madhe po vazhdojnë të jenë të varura nga qeveria në mënyrë direkte apo indirekte, prandaj po e kanë vështirë të investojnë në gazetari hulumtuese, sepse kjo lloj gazetarie dëmton marrëdhëniet e medieve më politikën”, u shpreh Zogiani.

Në Kosovë, vetëm gjatë këtij viti, janë shënuar 22 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, thotë Arben Ahmeti, drejtues i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës. Ai pohoi se në Kosovë ekziston mjedis i pafavorshëm për punën e gazetarëve.

Kërcënimet janë forma më e drejtë për drejtë dhe më e shpeshtë që grupe të caktuara të interesit, çoftë nga politika apo nga biznesi po e përdorin në mënyrë që të parandalojnë gazetarët në realizimin e temave të tyre.
Kërcënimet janë forma më e drejtë për drejtë dhe më e shpeshtë që grupe të caktuara të interesit, çoftë nga politika apo nga biznesi po e përdorin në mënyrë që të parandalojnë gazetarët në realizimin e temave të tyre”, tha Ahmeti.

Edhe Muharrem Saraxholli, gazetar në Radio Blue Sky, tha se gazetarët ballafaqohen me probleme të ndryshme sa i përket realizimit të temave që kanë të bëjnë me korrupsionin .

Pikët së pari është vështirë të merret ndonjë prononcim. Zyrtarët iu ikin gazetave nëse e kuptojnë se është për ndonjë temë që ka lidhje më korrupsionin. Në anën tjetër, gazetarët kanë kërcënime të ndryshme, posaçërisht nëse kuptohet nga ndonjë kompani në fjalë, nëse një gazetar është duke hulumtuar raste korruptive në atë ndërmarrje apo institucion, pa dyshim se atëherë fillojnë edhe kërcënimet e llojeve të ndryshme”, u shpreh Saraxholli.

Një problem tjetër me të cilin ballafaqohen gazetarët janë presionet e brendshme nga redaksitë ku ata punojnë, thuhet në raport.

Varshmëria financiare e disa medieve nga parti të caktuara politike kanë bërë që të censurohen shkrimet dhe temat hulumtuese të gazetarëve.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG