Ndërlidhjet

Dënohen për veshje të ferexhesë


Drejtësia franceze ka dënuar dy gra për veshje të ferexhesë në publik, çfarë është në kundërshtim me ndalesën që ka hyrë në fuqi në muajin prill.

Gjykata në qytetin Mou, pranë Parisit, ka gjobitur gratë me 120 euro, respektivisht 80 euro.

Në muajin maj, të dyja ato ishin shfaqur me ferexhe dhe me një tortë, për ditëlindjen e kryetarit konservator të këtij qyteti, i cili kishte përkrahur ndalesën.

Franca është vendi i parë evropian që ka ndaluar mbajtjen e ferexhesë islame apo të veshjes që mbulon tërë fytyrën në publik.

Disa gra janë gjobitur nga policia, por rasti i sotëm është i pari që ka shkuar në gjykatë.
XS
SM
MD
LG