Ndërlidhjet

Kryengritësit libianë forcojnë kontrollin


Qeveria e përkohshme libiane tha se ka vendosur kontrollin në të gjitha pjesët e qytetit Sabha, i cili ishte njëri nga bastionet e fundit të regjimit të Gadafit.

Zëdhënësi ushtarak i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Ahmed Bani, u tha gazetarëve në Tripoli se autoritetet e përkohshme po hetojnë raportet se Gadafi ka ikur nga Sabha.

Të mërkurën, aleatët e NATO-s kanë zgjatur edhe për gjashtë muaj fushatën e tyre ajrore në Libi.
XS
SM
MD
LG