Ndërlidhjet

MASHT hedh poshtë "spekulimet" e LDK-së


Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka reaguar ndaj, siç thuhet, spekulimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës "për gjoja shkeljen e Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore, Mjeteve Mësimore, Lektyrës Shkollore dhe Dokumentacionit Pedagogjik".

"Tekstet shkollore janë botuar në vijimësi sipas Ligjit për Botimin e Teksteve Shkollore, Mjeteve Mësimore, Lektyrës Shkollore dhe Dokumentacionit Pedagogjik", thuhet në reagimin e ministrisë.

Sipas të njëjtit, MASHT-i ka lejuar për botim të shumtën e herës më shumë se një tekst mësimor për një lëndë mësimore, por për shkaqe të vështirësive administrative dhe kostos, "nuk mund të jepen falas të gjitha librat alternative që janë botuar".
XS
SM
MD
LG