Ndërlidhjet

logo-print

Papa Benedikti XVI nis vizitën në Gjermani

  • RFE /RL

Papa Benedikti XVI në Gjermani

Papa Benedikti XVI në Gjermani

Papa Benedikti XVI ka arritur në Gjermani, në vizitën e parë shtetërore në vendlindjen e tij.

Ai u prit nga presidenti gjerman, Kristian Vulf, dhe kancelarja Angela Merkel në aeroportin e Berlinit.

Papa do t’i adresohet Parlamentit dhe do të mbajë një meshë të hapur para dhjetëra-mijëra besimtarëve në stadiumin olimpik të Berlinit.

Kreu i Kishës Katolike do të takojë liderët hebrenj dhe myslimanë, si dhe do të vizitojë vendlindjen e tij në rajonin Bavaria.

Gjatë vizitës katërditore të Papës priten edhe protesta masive, për shkak të pikëpamjeve të Vatikanit mbi kontracepsionin, rolin grave, homoseksualitetin, si dhe për shkak të abuzimit seksual nga ana e priftërinjve. (v.t.)


XS
SM
MD
LG